Iu vazhdohet arresti aktivistëve të VV-së
Prishtinë, 28 qershor- Gjyqtari Beqir Kalludra ka vendosur që ta vazhdojë arrestin ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo e fundit e ka quajtur vendimin si padrejtësi e radhës.
Duke ua vazhduar arrestin deri më 28 gusht, bëhet një vit mbajtje në arrest për aktivistët Adea Batusha, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Atdhe Arifi.
\"Vendimi i gjykatës është kopje e atij të dy muajve më herët. Kjo kopje tregon për dëshirën për t\'i mbajtur aktivistët brenda dhe jo për të vendosur drejtësi. Në vendimin e kaluar shkruante se ata mbahen për shkak se në agjendë politike është çështja e demarakacionit dhe se lirimi i tyre mund ta paraqiste rrezik. Njëjtë, edhe në vendimin e sotëm, shkruan ashtu, pavarësisht ndryshimit të rrethanave dhe se kjo çështje nuk është më në agjendë\", thuhet në komunikatën e VV-së.
Sipas VV-së, heqja e lirisë për katër aktivistë të rinj, krejt të pafajshëm se për çka akuzohen, tregon për një shtet me drejtësi të shpërfytyruar.
\"Ata po mbahen pa fakte. I vetmi fakt në lidhje me mbajtjen e tyre është dëshira e pushtetit nga qeveria e kaluar. Lirimi sa më parë i tyre është shenjë për çlirim të drejtësisë. Deri atëherë, ata janë prova e një shoqërie që funksionin me diktat\", thuhet në komunikatë.