Italia vazhdon mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës
Prishtinë, 14 nëntor - Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK), Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, në Ministrinë për FSK, pritën sot, në takim të përbashkët ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Andreas Ferrarese.
Ministri i FSK-së Agim Çeku, uroi ambasadorin Ferrarese për detyrën si edhe i dëshiroi mandat të sukseshëm në këtë mision, gjithashtu Çeku e informoj ambasadorin mbi zhvillimin dhe të arriturat e Ministrisë dhe FSK-së deri në këtë fazë si edhe dhe shpalosi idenë për mundësinë dhe gatishmërinë që ka MFSK-ja që ta shtrij dhe formalizoj bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Italisë.
Ministri i FSK-së, Agim Çeku gjatë takimit me diplomatin e Italisë Andreas Ferrarese foli gjithashtu edhe për bashkëpunimin e frytshëm dhe intenziv me KFOR-in( kontigjenti i Italisë), si dhe ushtarakët dhe gjeneralët që kanë shërbyer dhe shërbejnë në Kosovë.
Nga ana e tij ambasadori i Italisë, Andreas Ferrarese u shpreh se është shumë i interesuar që gjatë misioni i tij, të angazhohet në mbështetje të institucioneve të vendit për të ecur përapara e në veçanti në fushën e sigurisë, me theks në zhvillimin e FSK-së.
Ai me këtë rast shprehu gatishmërinë për angazhim dhe konkretizim të fushave të bashkëpunimit në të ardhmen.
Kjo ishte vizita e parë e Andreas Ferrarese, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Italisë në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.