18 Janar 2025

Italia premton mbështetje për Kosovën

Prishtinë, 12 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Ministri Hyseni i uroi ambasadorit Sardi mirëseardhje në Kosovë, duke e njoftuar për progresin që është bërë në Kosovë, si dhe për punën që po bënë MPB, në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë. 

Ministri ka veçuar angazhimin e  përbashkët të dyja vendeve sa i përket bashkëpunimit në luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe në veçanti në veprimet konkrete që janë bërë sidomos në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.

Ministri Hyseni falënderoi Republikën e Italisë në përkrahjen që i ka bërë dhe po i bënë Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare për siguri dhe kërkoi mbështetjen e Republikës së Italisë në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Ndërsa ambasadori i ri i Italisë, Piero Cristoforo Sardi, falënderoi ministrin Hyseni për pritjen dhe theksoi se Republika e Italisë do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. Ai tha se bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)