Italia e gatshme të përkrahë Kosovën në fushën e emergjencave
Prishtinë, 16 shkurt - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Isa Xhemajlaj gjatë qëndrimit në një vizitë në Republikën e Italisë, i shoqëruar nga konsulli në Bari, z. Arben Muhameti ka takuar, znj. Marialisa Mango, prefekte e Barit dhe njëkohësisht përgjegjëse e emergjencave për jugun e Italisë zona e nëntë.
Me këtë rast zëvendësministri Xhemajlaj falënderoi prefekten për pritjen, njëkohësisht për ndihmën që ka dhënë Republika e Italinë në konsolidimin e demokracisë dhe aspekteve që kanë ndihmuar në zbatimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Zëvendësministri Xhemajlaj i njoftoi edhe rreth gjendjes së Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave dhe mundësitë e bashkëpunimit me prefekturën e Barit për të ndihmuar Republikën e Kosovës në trajnime specifike sa i përket fushës së emergjencave.
Prefektja e Barit znj. Marialisa Mango premtoi se do të angazhohet për të gjetur mundësitë që të përkrahë Agjencinë e Kosovës për Menaxhim të Emergjencave.