Italia do të mbështes Forcën e Sigurisë së Kosovës
Prishtinë, 7 shtator - Ministri i FSK-së, HakiDemolli priti sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese të cilin e falënderoi për ndihmën që Qeveria e Italisë po jep për Kosovën dhe FSK-në.
Ai njëherësh e njoftoi ambasadorin edhe me zhvillimet e përgjithshme në MFSK dhe FSK, me theks të veçantë me zhvillimet lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Gjithashtu, ministri Demolliçmoi lartë kontributin e pjesëtarëve italianë që janë pjesë e KFOR-it dhe NLAT-it, në mbështetje tëdrejtpërdrejtë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri Demollidhe ambasadori Italian AndreasFerrarese biseduan edhe për bashkëpunimin e mëtejmë të dyanshëm, si nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe për mundësinë e trajnimit të pjesëtarëve të FSK-së në Kampin VillagioItalianë Pejë.
Nga ana e tij, ambasadori italian z.AndreasFerrareseshprehikënaqësinë për pritjen që iu bë nga ministri Demolli, dhe për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy shteteve,posaçërisht në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Italisë.
Ambasadori Ferraresenë fund u shpreh se ky bashkëpunim do vazhdojë edhe në të ardhmen në mes dy shteteve mikedhe nëmes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Italisë.