18 Janar 2025

Italia do bashkëpunoj me Kosovën në luftimin e terrorizmit

Prishtinë, 18 prill -  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion nga Italia, të kryesuar nga ministrja italiane e Mbrojtjes, Roberta Pinotti.

Presidenti Thaçi e falënderoi ministren Pinotti për bashkëpunimin shumë të mirë që Kosova ka me Italinë.

Ai u shpreh se Kosova është kthyer në faktor stabiliteti në rajon dhe është lidere në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit.

Duke folur për të arriturat në fushën e sigurisë, presidenti Thaçi tha se falë masave që kanë marrë autoritetet kosovare, në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar i ri që u është bashkuar grupeve terroriste në Siri dhe Irak.

Ministrja Pinotti tha se është e kënaqur me rolin që luan Italia në Kosovë dhe u shpreh në favor të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të luftimit të ekstremizmit dhe terrorizmit.

Presidenti Thaçi kërkoi që të përkrahet anëtarësimi i Kosovës në institucionet e sigurisë, siç është Interpoli, që komunikimi dhe bashkëpunimi të jetë më i shpejtë dhe më efikas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)