Itali, shqiptari nga Kosova vret gruan dhe vajzën
Aquila, 17 tetor - Një grua 50-vjeçare dhe vajza e saj 20-vjeçare, janë vrarë me armë zjarri, në provincën Aquila, në Itali.
Mediat italiane, raportojnë se vrasja është kryer nga burri i 50-vjeçares dhe njëkohësisht babai i vajzës, Veli Selmanaj, 46 vjeç, me origjinë nga Kosova.
Express raporton se edhe dy viktimat ishin shqiptare nga Kosova, dhe se çifti rezultonte i ndarë.
Mësohet se Selmanaj ishte një punëtor ferme dhe punonte prej kohësh në Gjermani, pas ndarjes nga gruaja.
Nga burimet paraprake, thuhet se 46-vjeçari Selmanaj e ka vrarë të shoqen së bashku me vajzën, për shkak se këto të fundit i ishin ankuar Veliut se ai ngacmonte seksualisht të bijën dhe ushtronte dhunë ndaj saj.