Itali, kapet serbi i kërkuar për krime në luftën e Kosovës
Romë, 10 qershor - Në kryeqytetin italian, Romë, me urdhër-arrest nga ana e Interpolit policia vendase ka arrestuar me 6 qershor një serb 39 vjeçar nga Kosova i dyshuar si pjesëmarrës në krime lufte.
Konfirmohet dyshimi se ky person kishte marrë pjesë si ushtar në masakrat serbe në Drenicë gjatë luftës në Kosovë. Dyshohet se 39-vjeçari i arrestuar është pjesëtar i grupit mafioz serb Pink Panthers (Pantera Rozë).
Serbi paramilitar u kap nga policia e rajonit Frascati në rrugën Arco di Travertino në kryeqytetin italian. Por prangosja nuk kishte asnjë lidhje me dyshimet që u ngritën më vonë për pjesëmarrje në masakrat ndaj shqiptarëve.
Serbi nga Kosova u kap gjatë një hetimi për vjedhje dhe trafiqe që kishte nën shqyrtim prej disa muajsh policia lokale italiane.
Në aksionin policor ku u krye arrestimi i serbit, gjatë kontrollit te banesa e tij u gjetën shumë dokumente të falsifikuara me objekt disa shtete të Evropës. Mbi të dyshuarin ka dhe dyshime se ka marrë pjesë në plaçkitje të ndodhura në Romë.
I arrestuari ka qenë në arrati për vite të tëra. Gjatë kësaj kohe ai ishte dënuar me katër muaj burg për vjedhje. Policia italiane zbuloi se ai mbante një pasaportë bullgare e cila rezultoi e falsifikuar.
Dhe kur vijuan hetimet, rezultoi se ishte pjesë dhe e Pantera Rozë, organizata kriminale serbe e cila u ndërtua me ish militarë dhe paramilitarë serbë me synimin për të luftuar shqiptarët e Kosovës. Pantera Rozë e nisi aktivitetin gjatë luftës së Kosovës dhe vazhdoi disa vje