17 Janar 2025

Isufaj, pret delegacion e Turqisë

Prishtinë, 29 mars - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim një delegacion të institucioneve të sistemit të drejtësisë së Turqisë, të kryesuar nga zëvendës-nënsekretar i Ministrisë së Drejtësisë, Basri Bagci.


Në këtë takim, kryesuesi Isufaj pasi ka falënderuar delegacionin nga Turqia për ndihmën e vazhdueshme që vendi i tyre po jep për sistemin prokurorial të Kosovës, ka prezantuar kompetencat që ka Këshilli Prokurorial i Kosovës në kuadër të sistemit prokurorial dhe për strukturimet e bëra në Këshill, në bazë të plotësim-ndryshimeve të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kryesuesi Isufaj, po ashtu, i është përgjigjur interesimit të delegacionit turk për formën e zgjedhjes së anëtarëve dhe për funksionimin e trupave që veprojnë brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në anën tjetër, zëvendës-nënsekretar i Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, Bastri Bagci, pasi ka vlerësuar bashkëpunimin e deri tashëm të sistemeve të drejtësisë të dy vendeve, ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të drejtësisë së Turqisë, për të vazhduar ndihmën dhe mbështetjen për sistemin prokurorial të Kosovës edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)