Istog, pas një zënkë vdes 40 vjeçari
Istog, 26 mars - Rreth orës 08:25 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një zënkë mes dy presonave, e cila përfundoi në një të vdekur. Zënka ka ndodhur në Istog në afërsi të restaurant \"Butrinti\".
Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Xhevat Ibraj informon se pasojë e zënkës është vdekja e një 40 vjeçari, ndërsa i dyshuari është arrestuar, shkruan Indeksonline.
Po ka ndodhur një vrasje. Një person i moshës 40 vjeç ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar- thotë Ibraj.
Ai ka njoftuar se nuk dihen motivet e këtij rasti, megjithatë njësitet policore janë në vendngjarje dhe i dyshuari kryesor është arrestuar.