17 Janar 2025

Ish-pjesëtarët e mbrojtjes civile integrohen në institucionet e Kosovës

Prishtinë, 12 janar- Në zbatim të Marrëveshjes së Brukselit për shuarjen e të ashtuquajturës ‘Mbrojtja Civile (MC)’ të arritur më 2015 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-ve si dhe duke u mbështetur në vendimin e Qeverisë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, dje është përmbyllur procesi i nënshkrimit të kontratave për individët që me sukses janë përzgjedhur për t’u bërë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas obligimit të saj, Qeveria e Kosovës me këtë rast i ka integruar 483 persona, në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit.

Përzgjedhja e këtyre kandidatëve është bërë në përputhje me ligjin për shërbimin civil dhe për atë të punës.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës në panel, i kanë përzgjedhur vetëm kandidatët që i kanë plotësuar kushtet për t’u integruar siç parashihet me marrëveshje dhe me ligj, të gjithë janë shtetas të Republikës së Kosovës, i kanë dokumentet e shtetësisë, po ashtu, që të gjithë i kanë kaluar verifikimet e sigurisë nga ana e Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera të sigurisë në vend.

Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Dialogut, ka qenë këmbëngulëse dhe ka arritur që marrëveshja të përfshij integrimin e këtyre pjesëtarëve të ish-MC-së në institucionet qendrore të Kosovës.

Qëllimi ka qenë i natyrës strategjike për të mundësuar shtrirjen e sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të vendit përmes vendosjes së institucioneve qendrore që kanë veprimtari lokale edhe në këtë pjesë të vendit, të munguar një kohë të gjatë për shkaqe të njohura politike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)