Ish-gjyqtari amerikan akuzon EULEX-in për mospunë
Hargreaves thotë se ndryshimi i ligjeve është i lehtë, por ndryshimi i kulturës sa i përket zbatimit të atyre ligjeve është proces i vështirë, ndërsa thekson se EULEX-i nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.
Ndryshimi i ligjeve në një shtet është shpesh gjë relativisht e lehtë; ndryshimi i kulturës sa i përket zbatimit të atyre ligjeve kurrë nuk është i lehtë. Ndryshimi i kulturës është një proces i vështirë, shumë i gjatë, i ngadalshëm dhe tejet kompleks. Deri më tani, EULEX-i nuk ka bërë asgjë për ta trajtuar këtë problem fondamental dhe tani është shumë vonë. Një përpjekje njëzetmujore, e drejtuar nga ndryshimi i kulturës, do të ishte një pikë uji në oqean.
Duke pasur parasysh këto pengesa drejt përmirësimeve substanciale në sundimin e ligjit në Kosovë, ashtu si edhe dështimin e EULEX-it për ti adresuar ato gjatë gjashtë viteve të misionit të tij, çfarë roli duhet të vazhdojë të ketë EULEX-i në Kosovë, derisa mandati i tij po ecën drejt fundit?, thotë ish-gjykatësi i EULEX-it, James Hargreaves.
/Koha Ditore/