23 Dhjetor 2024

Ish-gjenerali kroat Gotovina dënohet 24 vjet burg

Hagë, 15 prill - Gjykata e Hagës ka dhënë të premten dënimin për ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina.

Gjykata e ka dënuar me 24 vjet heqje lirie Gotovina-n dhe Mladen Markaçin me 18 vjet për shkak të krimeve ndaj popullsisë serbe në rajonin e Kninit gjatë dhe pas operacionit Stuhia 1995. I akuzuari tjetër Ivan Cermak u lirua nga akuza.

Gotovina dhe Markac u shpallën fajtorë për persekutim, deportim, plaçkitje, vrasje dhe akte çnjerëzore kundër popullsisë serbe të Krajinës. Gotovina, sipas vendimit ka urdhëruar bombardimin e paligjshëm të Kninit dhe qyteteve të tjera. Gjithashtu Gotovina nuk ka bërë asgjë për të ndaluar dhe dënuar krimet e vartësve të tij kundër popullatës serbe.

Gjykata vërtetoi se forcat kroate në vitin 1995 gjatë operacionit Oluja kanë dëbuar popullsinë serbe nga krahina e Kninit duke vrarë civilë dhe duke plaçkitur dhe shkatërruar pronat e tyre dhe duke granatuar pa dallim qytete. Gjykata e Hagës dha vendimin dhe e shpalli fajtor ish gjeneralin kroat Ante Gotovina, për krime kundër njerëzimit.

Sipas vendimit, saktësohet se Gotovina u dënua për organizimin e fushatës së vrasjeve dhe plaçkitjeve për dëbimin e rreth 200 mijë serbëve nga rajoni i Krajinës në vitin 1995. Gotovina u shpall fajtor për organizimin e vrasjes së dhjetra njerëzve dhe bombardimin e disa fshatrave dhe qyteteve në Krajinë gjatë luftës në Kroaci. Vetë ish gjenerali kroat, nuk është deklaruar fajtor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)