Isa Salihi dënohet për shpërdorim të pozitës zyrtare
Prishtinë, 8 prill - Sot, një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve vendas dhe ndërkombëtarë i Gjykatës Themelore në Pejë e dënoi Isa Salihin për veprën penale të shfrytëzimit të pozitës ose autoritetit zyrtar të tij.
Salihu ka ndihmuar ish-gjyqtarin Kolë Puka për nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme dhe duke siguruar kësisoj përfitime për veten e tij ose për dikë tjetër, në kundërshtim me nenin 422, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës, dhe nenin 432 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Kosovës, dhe i shqiptoi atij dënimin prej dy vjet e gjysmë burgim, si dhe një dënim shtesë që ia ndalon atij mbajtjen e ndonjë pozite publike për një periudhë prej dy vitesh nga data e lirimit të tij nga paraburgimi.
Veprat penale janë kryer në territorin e Kosovës në vitin 2008.
Rasti ishte ndjekur sipas detyrës zyrtare nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).
Palët kanë të drejtë ankese.