IQV kërkon nga BE të rrënojë murin dhe të largojë Serbinë nga Kosova
Prishtinë, 16 dhjetor - Iniciativa Qytetare për Veprim (IQV) organizon aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë lidhur me ndërtimin e murit të ndarjes së Mitrovicës.
IQV-ja e konsideron përgjegjëse kryesore BE-në për vendosjen e murit ndarës në Mitrovicë, andaj, përmes këtij aksioni simbolik kërkojmë nga BE-ja si ndërmjetësues dhe garantues i negociatave Kosovë-Serbi, të rrënojë murin ndarës dhe të largojë shtetin e Serbisë nga Kosova, i cili po na e shkatërron republikën nga brenda.
IQV-ja poashtu konsideron si bashkëfajtore Qeverinë e Kosovës, e cila përveç që nuk po e shtrin sovranitetin në veri, ajo, përmes negociatave po i nënshtrohet të gjitha kushteve dhe kërkesave të Serbisë.