24 Dhjetor 2024

IPOL: EULEX-i të mendojë për përmbyllje të misionit

Prishtinë, 30 maj - Instituti Ballkanik i Politikave vlerësoi se mungesa e besimit mes EULEX-it dhe institucioneve vendase pengon vendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë.
 
Sipas kësaj organizate, EULEX ka zhgënjyer të gjithë ata që kanë pritur se të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj” do të dalin para drejtësisë. Edhe pse vlerëson se reformimi i gjyqësorit mbetet një proces i ngadaltë dhe ende një sfidë urgjente, drejtori i organizatës IPOL, Seb Bytyqi kërkon nga EULEX-i që të filloj të mendoj për përmbyllje të misionit në Kosovë.

IPOL i rekomandon Qeverisë dhe EULEX-it që të shfrytëzohet më mirë Bordi i Sundimit të Ligjit, të ketë koordimin te brendshëm të EULEX-it, dhe të identifikohen fushat ku ky mision mund të ndihmoj në plotësimin e kritereve për liberalizim te vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)