23 Dhjetor 2024

IPK shkëmben përvojat me agjenci të zbatimit të ligjit të SHBA-së

Washington, 11 dhjetor - Një delegacion i zyrtarëve të Inspektoratit Policor së bashku me zyrtarë të ICITAP-it amerikan në Kosovë janë duke zhvilluar  një vizitë studimore në SHBA.

Delegacioni ka zhvilluar takime në Departamentin e Policisë Metropolitane të Uashingtonit ku janë njohur me praktikat  për hetimin e përdorimit të forcës si dhe për pasqyrën e Byrosë së Punëve të Brendshme.

Takime u zhvilluan edhe në Qendrën Komanduese të Incidentit të Departamentit te Policisë Metropolitane  si dhe me Qendrën e Komunikimit të Brendshëm të Agjencisë si dhe në Akademinë e Policisë Metropolitane.

Delegacioni i Kosovës vazhdoi vizitën edhe në Policinë e Shtetit të Virgjinias në Richmond duke u takuar me Drejtorin e Policisë së Shtetit.

Studimet e rasteve dhe metodat e procesit hetimor që përfshijnë rastet e korrupsionit në mbarë vendin dhe incidentet e përdorimit të forcës u prezantuan nga stafi i Divizionit të Punëve të Brendshme të Policisë së Shtetit të Virgjinias.

Mbikëqyrësit nga Qendra e Fusionit të Virgjinias dhanë një përmbledhje të punës së kryer në qendër si dhe metoda të ndryshme raportimi në vend që qytetarët të raportojnë incidentet.

Hetuesit nga njësia e fshehtë e teknologjisë dhanë informacione për studimin e rastit mbi hetimet e punëve të brendshme, në të cilat teknologjia ishte përdorur për të ndihmuar hetuesit në kapjen e provave përmes burimeve audio dhe video.

Kjo vizitë studimore është organizuar me mbështetjen e ICITAP-it Amerikan dhe konsiderohet mjaft e rëndësishme në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të IPK-së si një mekanizëm i rëndësishëm në fushën e sundimit të Ligjit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)