18 Janar 2025

IPK shënoi përvjetorin e 10-të të themelimit

Prishtinë, 11 korrik - Në një ceremoni të organizuar sot në objektin e IPK-së në Hajvali u shënua përvjetori i dhjetë i themelimit  të Inspektorati Policor i Kosovës .

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si Ministri i Punëve të Brendshme z. Skënder Hyseni, Drejtori i  Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni, përfaqësues të ICITAP-it, EULEX-it, OSBE-së, DCAF-it, etj.

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Hilmi Mehmeti në fjalën e tij të rastit në këtë vit jubilar të IPK-së dha informacione për rrugëtimin e IPK-së ndër vite duke cekur rëndësinë  që ka Inspektorati Policor në fuqizimin e imazhit të Policisë së Kosovës:

“Realizimi me sukses i misionit të IPK-së natyrisht ka ndikuar edhe në fuqizimin e imazhit dhe të integritetit të policisë së Kosovës, e cila me të drejtë vlerësohet si storie suksesi dhe një ndër policitë më të mira në rajon.\"

\"Si Kryeshef Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm, krijimin e kushteve sa më të favorshme për punë për punonjësit e IPK-së,  avancimin profesional dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore në mënyrë që përmes punës sa më profesionale të ndikojmë pozitivisht në parandalimin  dhe luftimin e dukurive negative qofshin ato  brenda radhëve të policisë apo edhe brenda IPK-së, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në  rritjen e përgjegjësisë, transparencës dhe të besimit te qytetarët”, theksoi Kryeshefi Mehmeti.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme z. Skender Hyseni theksoi rëndësinë që ka Inspektorati Policor i Kosovës drejt fuqizimit dhe ruajtjes së integritetit të Policisë së Kosovës:

“Është Inspektorati Policor i Kosovës dhe institucionet e tjera të kontrollit që duhet të sigurojnë që asnjëherë dhe në asnjë rrethanë të mos lejojnë që  individ të caktuar ta prishin imazhin e mirë të Policisë së Kosovës në punën e shkëlqyeshme që ajo bën në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve të Kosovës” – theksoi Ministri Hyseni duke potencuar se IPK do ta ketë përkrahjen e MPB-së për hapjen e zyrave tjera rajonale.

Edhe anëtari i Komisionit parlamentar për punë të brendshme dhe siguri - deputeti Anton Quni duke i uruar të gjithë pjesëtarëve të IPK-së dhe qytetarëve këtë vit jubile theksoi se do të përkrahen të gjitha përpjekjet ligjore për zbatimin e ligjeve, udhëzimeve dhe rregulloreve të cilat janë garantues i fuqishëm për një polici profesionale dhe me etikë të lartë.

Si pjesë e ceremonisë për pjesëtarët e gjeneratës së parë të inspektorëve u ndanë 11 medalje  për  punën e tyre në shërbim të IPK-së si dhe mirënjohje për trajnerët e gjeneratës së parë si pjesë e misionit të OSBE-së .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)