27 Dhjetor 2024

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Prishtinë dhe Prizren

Prishtinë, 10 qershor - Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e tre  zyrtarëve policorë lidhur me dy raste të ndryshme.

Rasti i parë i referohet pamjeve të publikuara dje në medie të arrestimit të një të dyshuari për një rast të dhunës në familje i cili ishte dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe në rrethana akoma të pasqaruara kishte ikur nga aty.

Lidhur me këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit janë duke u hetuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Rasti i dytë i referohet një reagimi policor në Prizren dhe pamjeve të publikuara në media gjatë inspektimit për zbatimin e masave anti-COVID në një lokal në Prizren në rrugën “Tranziti i ri”  në mbrëmjen e datës 6 qershor.

IPK në këtë rast ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa për të dyja rastet hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit drejt sqarimit të rrethanave dhe pretendimeve për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga policia.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)