22 Dhjetor 2024

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

 Prishtinë, 4 korrik - Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre  zyrtarëve policorë (një kapiteni, një rreshteri dhe një zyrtari policor - që të gjithë punonjës në Njësinë Rajonale të trafikut rrugor-NRTRR në Ferizaj).
 
Hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

IPK përmes rrugëve operative kishte pranuar një informatë se më 15.04.2022, zyrtarët policorë të NRTRR-Ferizaj e kanë ndaluar një qytetar për vozitje të shpejtë (104 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h) dhe ia kanë shqiptuar tiketën në vlerë 500 euro, një vit ndalesë të drejtimit të mjetit motorik dhe 5 pikë negative, sipas nenit 55 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor 05/L-088.

Katër ditë pas shqiptimit të tiketës është anuluar tiketa e parë, i është kthyer patentë shoferi qytetarit dhe i është shqiptuar tiketë e re vëllait të qytetarit për vozitje pa patentë shofer duke e anashkaluar plotësisht Komisionin për Vendosje si autoritet i vetëm për anulimin ose jo të tiketave në trafikun rrugor, sidomos kur ka masë mbrojtëse.

Me këtë rast dyshimet e hetuesve të IPK-së janë se nga zyrtarët policorë (tashmë të suspenduar) është manipuluar tiketa dhe rasti.

 Duke i falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunim ju njoftojmë se hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)