IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë
Prishtinë, 23 tetor - Dje, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar një ankesë lidhur me keqtrajtimin e një qytetari të komunitetit serb nga tre zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Mitrovicës së Veriut.
Hetuesit e IPK-së kanë kontaktuar me ankuesin i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që i njëjti kishte deklaruar se kishte pësuar lëndime trupore gjatë arrestimit nga policia.
Inspektorati Policor sipas autorizimeve ligjore për këtë rast ka kontaktuar edhe prokurorinë kompetente.
Për shkak të zhvillimit të pa penguar të hetimeve të mëtutjeshme, Inspektorati Policor i Kosovës sot (23.10.2015) ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë për tre zyrtarë policorë si të dyshuar për këtë rast.
Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt angazhimit për një polici profesionale dhe krahas kësaj edhe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të vendit.