28 Mars 2024

IPK publikoi raportin e inspektimit “Menaxhimi i prokurimit dhe kontratave”

Prishtinë, 12 janar - Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Inspektimit ka publikuar Raportin e inspektimit të rregullt në fushën “Menaxhimi i prokurimit dhe kontratave”.

Bazuar në Planin Vjetor të Inspektimeve të Rregullta për vitin 2022, është iniciuar inspektimi për të vlerësuar menaxhimin e prokurimit dhe kontratave. Inspektimi është përqendruar në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse të Policisë së Kosovës.

Inspektimi ka qenë me interes për IPK-në, me qëllim që të vlerësohet nëse Policia është orientuar në shfrytëzimin racional dhe të drejtë të fondeve. Inspektimi ka paraqitur mundësi për të vlerësuar mënyrën se si shpenzohet paraja publike, por edhe llogaridhënien në realizimin e projekteve.

Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për nivelin ekzekutiv të menaxhimit dhe bartësit e funksioneve përgjegjës për menaxhimin e fondeve që i janë besuar Policisë.

IPK në kuadër të Raportit të inspektimit ka dhënë dy (2) rekomandime për Policinë e Kosovës që kanë të bëjnë me nevojën për ngritjen e shkallës së realizimit të projekteve të paraparë me planet e prokurimit, si dhe ushtrimin e kontrolleve duke u fokusuar në caktimin e mbikëqyrësve të drejtpërdrejtë të menaxherëve të projekteve siç parashihet me legjislacionin në fuqi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)