16 Janar 2025

IPK hap zyrë në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë, 30 dhjetor - Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sotse në Mitrovicën e Veriut ka nisur punën zyra e këtij mekanizmi që hetonshkeljet eventuale ligjore nga ana e policëve të Kosovës. 

IPK, përmes një komunikate të lëshuar, ka thënë se kjo është zyra e tretë rajonale që është hapur gjatë këtij viti, pas asaj që është hapur në Gjilan dhe Prizren.

IPK ka njoftuar se zyra ndodhet në rrugën “Mbreti Petër” dhe se do të jetë e hapur për të pranuar ankesat ndaj policëve të Kosovës, çdo ditë pune.

“Prezenca e IPK-së afër qytetarëve do të thotë mbështetje për realizimin e të drejtave të tyre, ndërsa prezenca e IPK-së, afër policisë do të thotë përkrahje për fuqizimin e integritetit dhe rritjen e kredibilitetit të Policisë së Kosovës”, citohet të ketë thënë kryesgefi i IPK-së, Fitim Shishani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)