IPK festoi përvjetorin e tetë të themelimit
Prishtinë, 2 qershor - Në një ceremoni të organizuar në objektin e IPK-së në Hajvali u shënua përvjetori i tetë i themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të institucioneve që ndërlidhen me fushën e sigurisë, gjyqësisë, prokurorisë, përfaqësues ICITAP-i Amerikan, nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë etj.
Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Fitim Shishani, duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ceremonie solemne, potencoi se IPK do të vazhdojë të jetë një agjencion i përgatitur, profesional dhe objektiv:
Rezultatet e IPK-së tanimë janë evidente edhe për qytetarët. Shpresoj se do të vazhdojmë bashkërisht të punojmë për profesionalizmin e IPK-së edhe më tutje theksoi ndër të tjera Kryeshefi Shishani.
Si pjesë e aktiviteteve për këtë ditë të shënuar ishte edhe dhurimi vullnetar i gjakut ku rreth 30 punonjës të IPK-së në bashkëpunim me Transfuzionin e Gjakut dhuruan gjak për fëmijët në nevojë.