IPK do ti hapë disa zyra rajonale
Prishtinë, 31 korrik - Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, ka bërë me dije se shumë shpejt IPK-ja do ti hapë disa zyra rajonale.
Ai ka thënë për Epokën e Re se hapja e këtyre zyrave ka për qëllim që IPK-ja të jetë sa më afër qytetarëve dhe drejt një policie edhe më të përgjegjshme e llogaridhënëse.
Në këtë kontekst, Shishani ka bërë me dije se IPK-ja gjatë këtij viti ka rekomanduar suspendimin e 18 punonjësve policorë.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2015 IPK-ja ka trajtuar 550 ankesa, prej të cilave 285 janë klasifikuar si shkelje disiplinore dhe i janë referuar Drejtorisë së Standardeve Profesionale të PKsë, kurse rastet tjera janë duke u trajtuar në IPK, ka thënë Shishani.