06 Janar 2025

IPK dhe SHÇBA drejt fuqizimit të bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes policore

Prishtinë, 5 nëntor - Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa (SHÇBA) të Republikës së Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku, e vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) ku u prit nga U.D Kryeshefi Ekzekutiv Kushtrim Hodaj.

Gjatë këtij takimi zyrtarët e IPK-së e informuan z. Rrumbullaku dhe zyrtarët e tjerë të SHÇBA-së për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës duke potencuar rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbikëqyrjes policore dhe kontrollit të brendshëm.

Në këtë takim u diskutua edhe mbi përgjegjësitë ligjore/institucionale - mënyrën e organizimit, mundësitë për  fuqizimin e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacioneve si dhe bashkëpunimin në fushën e hetimeve dhe inspektimet e përbashkëta.

Që të dy agjencitë homologe (IPK dhe SHÇBA)  u zotuan  për angazhim të mëtutjeshëm  drejt fuqizimit të bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes policore dhe shërbimeve të kontrollit të brendshëm në të dy vendet, me qëllim rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit në luftën kundër dukurive negative në radhët e policisë si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të individit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)