29 Dhjetor 2024

IPK dhe EULEX-i pajtohen që ta vazhdojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 8 mars - Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj priti sot në objektin e Inspektoratit Policor në takim njoftues Shefin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) Lars-Gunnar Wigemark.

Gjatë këtij takimi Wigemark u njoftua për punën dhe angazhimet e Inspektoratit Policor bazuar në mandatin dhe fushëveprimin ligjor të saj.

Hodaj e njoftoi Shefin e EULEX-it për natyrën e punës së IPK-së duke dhënë shpjegime për natyrën e ankesave që IPK trajton dhe rëndësinë e tyre në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në Policinë e Kosovës, rëndësinë e  fuqizimit të integritetit policor etj.

Kryeshefi Ekzekutiv IPK-së dhe Shefi i EULEX-it u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin duke u bazuar në mandatin aktual të EULEX-it.

Më tutje ata diskutuan edhe rreth bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të IPK-së dhe sistemit prokurorial të Kosovës si dhe rreth asaj se si të ruhet integriteti i dëshmitarëve dhe sinjalizuesve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)