IPK dhe AKI shprehen për bashkëpunimin në të mirë të sigurisë
Prishtinë, 18 maj - Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) Hilmi Mehmeti priti sot në takim Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Shkelzen Sopjani.
Në këtë takim që u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali, Sopjani i uroi Mehmeti detyrën e Kryeshefit të IPK-së duke i uruar sukses drejt realizimit të misionit ligjor të IPK-së.
Kryeshefi i IPK-së Mehmeti shprehu mirënjohje për vizitën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në të mirë të sigurisë së vendit duke u zotuar së bashku me Sopjani për bashkëpunim të mëtutjeshëm në shumë fusha të përbashkëta të dy agjencive të sigurisë duke përfshirë edhe trajnime të përbashkëta, shkëmbim përvojash etj.