IPK dhe AKI bisedojnë rreth përmbushjes së mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor
Prishtinë, 29 mars - Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj priti sot në takim Drejtorin e AKI-së (Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë) z. Petrit Ajeti.
Ky takim u mbajt në objektin e IPK-së ku përveç tjerash u diskutua edhe për zbatimin e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet IPK-së dhe AKI –së.
Kryeshefi i IPK-së falënderoi Drejtorin e AKI-së për përkrahjen dhe rolin e rëndësishëm që AKI kishte në shkëmbimin e informacioneve gjatë hetimit dhe realizimit të operacionit “Pika” në kuadër të autorizimeve ligjore të dy institucioneve të rëndësishme për sigurinë e vendit.
Që të dy udhëheqësit shprehën gatishmërinë për thellimin të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve drejt mbështetjes së njëra tjetrës në përmbushjen e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor.