03 Maj 2024

IPK arrestoi një polic i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prishtinë, 18 prill - Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar dje rreth orës 14:00 një zyrtar policor në Kamenicë me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Zyrtari policor, tashmë i suspenduar ka qenë duke punuar në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar të Dheut të bardhë dhe i njëjti është arrestuar nga IPK-ja me autorizimin e prokurorit përkatës.

Vlen të ceket se për hetimin e këtij rasti IPK-ja ka bashkëpunuar me hetuesit e Policisë së Kosovës e cila lidhur me të njëjtin rast ka arrestuar edhe pesë të dyshuar për shmangie nga tatimi të cilët janë liruar në procedurë të rregullt.

Me autorizim të prokurorit personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)