Intervistohet vëllau i Gani Gecit, po mbahet në ndalim policor
Prishtinë, 5 gusht - Policia e Kosovës pas vrasjes së Ruzhdi Shaqirit nga ish-deputeti i LDD-së, Gani Geci, ka intervistuar njërin nga vëllezërit e tij, duke e mbajtur në ndalim policor. Ndërkohë, Gani Geci po vazhdon të kërkohet nga Policia e Kosovës.
Ndërsa, rasti i kësaj vrasje është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Megjithatë, Zaiti tha se nuk ka ende ndonjë të re rreth këtij rasti, duke shtuar se njëri nga vëllezërit e Gani Gecit, është intervistuar pas vrasjes dhe është në ndalim policor.
Jo, nuk ka risi, në fakt ai fillimisht është intervistuar më vonë pas ngjarjes që ka ndodhur akti i vrasjes dhe që ai është në ndalim policor, tha Zaiti për KosovaPress.
Zaiti tha se procesi është duke u hetuar dhe se i gjithë rasti në proces hetimor.
Gani Geci ende nuk është dorëzuar në Polici, edhe pse tashmë është konfirmuar se ai e ka vrarë Ruzhdi Shaqirin, pasi kishin një konflikt të hapur mes vete. rtk