18 Janar 2025

Intervistohen kandidatët për pozitën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor

Prishtinë, 22 qershor - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga znj. Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit, intervistoi kandidatët e paraqitur për pozitën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, siç përcaktohet me nenin 108, paragrafi 6, nënparagrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Për këtë pozitë kishin aplikuar 2 kandidatë të cilët iu nënshtruan intervistimit dhe  në bazë të vlerësimit nga ana Komisionit, e duke u bazuar në nenin 108 paragrafi 6 nënparagrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe të nenit 5 A të Ligjit nr. 05/L -033, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Republikës Kosovës, Komisioni, i rekomandoi për votim kandidatët: z. Nenad Laziq, i vlerësuar me 48 pikë dhe Bogoljub Staletoviq, i vlerësuar me 45 pikë. Kuvendi, prej  dy kandidatëve të propozuar për anëtar të Këshillit Gjyqësor, do të zgjedhë njërin nga kandidatët (me votim të fshehtë), me mandat 5- vjeçar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)