16 Janar 2025

Interpoli vendos në shtator për pranimin e Kosovës në radhët e saj

Prishtinë, 17 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se pas një pune intensive dhe shumë mujore të Qeverisë, Republika e Kosovës është afër pranimit në Interpol.

Përmes një letre dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, Sekretari i Përgjithshëm i Interpol-it, Jurgen Stock, e ka informuar se Komiteti Ekzekutiv i Interpol-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Interpol, ta vënë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017.

"Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të avanconte shumë kapacitetet e Kosovës në luftë kundër të gjitha krimeve, si dhe do të fuqizonte shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës", thuhet në një komunikat të MPB-së.

Aty thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë dy vjet e gjysmë të mandatit të saj, me përkrahjen substanciale të Kryeministrit Isa Mustafa, ka punuar me përkushtim të madh në avancimin e kapaciteteve të saj si dhe në bashkëpunim me dikasteret e tjera qeveritare kanë lobuar fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, punë e cila pritet të rezultojë me pranimin e Kosovës gjatë muajit shtator.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)