Interpoli fletëarreste për vrasësit e Zymberit
Prishtinë, 29 tetor - Interpoli në faqen zyrtare të internetit ka publikuar fletëarrestet ndërkombëtare për pesë serbët e dyshuar për vrasjen e pjestarit të njësisë speciale të Kosovës, Enver Zymberi.
Fletëarrestet janë lëshuar për: Dushan Jovanoviq, Radovan Radiq, Slobodan Vucinic, Ratomir Bozovic dhe Milovan Vlaskovic.
Fletëarrestet janë lëshuar nga Interpoli me kërkesë të misionit të UNMIK-ut, i pranishëm në veriun e Kosovës.
Radio Dukagjini raporton se në faqen e internetit të Interpolit nuk gjendet edhe emri i Ratmor Kasalevic, i cili gjithashtu është i dyshuar për vrasjen e Zymberit.
Vrasja e pjestarit të njësitit special ROSU, Enver Zymberi ndodhi më 26 korrik gjatë një aksioni për vendosjen e rendit dhe ligjit në veriun e Kosovës dhe vendkalimet Bërnjak dhe Jarinjë.