Interpol heq nga lista e të kërkuarve emrat e politikanëve kosovarë
Prishtinë, 27 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka raportuar sot para deputetëve, anëtarë në Komisionin për Punë të Jashtme.
Sefaj në këtë komision ka raportuar për procesin e aplikimit të Kosovës në Interpol.
Gjatë fjalimit të tij ai ka folur për takimin e që ka pasur me sekretarin gjeneralit të Interpolit në Lion.
Sipas tij, ata i kanë konfirmuar se Kosova nuk ka nevojë të riaplikojë për anëtarësim dhe se Kosova është në agjendën e saj, vetëm se duhet të futet në rendin e ditës.
Gjithashtu, ai ka deklaruar se atje kanë kërkuar edhe heqjen dhe eliminimin e emrave të personave nga jeta politike e Kosovës, nga lista e të kërkuarve nga Interpol.
Sipas tij, dy ditë pasi janë kthyer nga ky takim ata edhe kanë marrë konfirmimin e Interpolit, se kanë aprovuar heqjen e këtyre emrave nga lista e Interpolit.