Interpol: Është i mundshëm anëtarësimi i Kosovë
Maltë, 15 maj - Sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Ronald Nobl, ka deklaruar sot se Kosova mund të bëhet anëtar i kësaj organizate, por nuk mund të saktësojë se kur do të bëhet, raporton agjencia serbe FoNet.
Për ne nuk është e rëndësishme se a është Kosova anëtare e OKB-së, apo e Bashkimit Evropian, ka thënë zyrtari i Interpolit, gjatë pauzës së konferencës rajonale që po mbahet në Maltë.