18 Janar 2025

Interesimi i Britanisë për Kosovën vazhdon më tej

Prishtinë, 23 shtator - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli priti sot në takim, drejtorin për Politika Ndërkombëtare të Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes(MM) të Britanisë së Madhe, zotëri Nick Gurr i cili shoqërohej nga ambasadori britanik në Kosovë, zotëri Ruairi O’Connell,  atasheu britanik i akredituar për Kosovë, nënkolonel Richard Parry si dhe këshilltari bilateral nënkolonel Andy Layton.

Me këtë rast, ministri Demolli e falënderoi delegacionin britanik për gjithë angazhimin që Qeveria, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe kanë dhënë në drejtim të mbështetjes së vendit tonë gjatë rrugëtimit për ndërtimin dhe profesionalizimin e Ministrisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

Ministri i FSK-së, Haki Demolli gjithashtu u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të shtetit të Britanisë së Madhe, në kuadër të marrëveshjes Bilaterale, kanë ofruar dhe po vazhdojnë të ofrojnë ndihma në shkollime, trajnime, stërvitje si dhe këshillime që kanë ndikuar dhe do të mundësojnë një perspektivë të mirë për Forcën e Sigurisë në përgjithësi.

 

Ministri Demolli e njoftoi z. Nick Gurr edhe për zhvillimet në MFSK dhe FSK e po ashtu edhe mbi planet për të ardhmen e FSK-së, si dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

 

Nga ana e tij, drejtori për Politika Ndërkombëtare të Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, zotëri Nick Gurr u shpreh se interesimi i Britanisë për Kosovën vazhdon më tej, ashtu si edhe për shtetet tjera të Ballkanit Perëndimorë. Ai, tha se gëzon fakti i një bashkëpunimi të shkëlqyer me FSK-në, si dhe shprehu admirimin për shkallën e ngritjes profesionale të pjesëtarëve duke përmendur me theks të veçantë, oficerët e FSK-së, që kanë ndjekur shkollimet dhe trajnimet në Britaninë e Madhe.

 

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, në krye me z. Nick Gurr zhvilloi një takim edhe me gjeneral brigade Zymer Halimin, drejtor i Drejtorisë për Operacione në MFSK, me të cilin biseduan mbi aktivitetet, trajnimet, operacionet si dhe planet dhe sfidat e FSK-së, për të ardhmen.

 

Gjeneral Halimi i shprehu z. Gurr, përkushtimin e FSK-së, për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat e veçanta edhe në të ardhmen duke u shprehur se bashkëpunimi dy-palësh është i sinqertë, korrekt dhe i specifikuar.

 

Ndër tjera, gjeneral Halimi u ndal edhe të çështja e planeve dhe përgatitjeve të FSK-së, për procesin e transformimit, duke i ofruar delegacionit britanik një prezantim më të detajuar të procesit të përgatitjeve për transformim.

 

Prezantimin e materialit që nga procesi i rishikimit të Strategjisë të Sektorit të Sigurisë, rekomandimet e dala e deri të draft ligjet e paraqiti nënkolonel Agron Bajrami, shef i Departamentit për  Transformim në MFSK.

 

Nga ana e tij,  edhe në këtë takim, z. Nick Gurr shprehu mbështetjen për procesin si dhe aktivitetet tjera të caktuara sipas memorandumit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë për FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)