06 Maj 2024

Intensifikohen hetimet e akuzave nga raporti Dik Martit

Prishtinë, 16 shtator - Task Forca për hetime speciale e EULEX-it ka intensifikuar hetimet rreth akuzave nga raporti Dik Martit.

Zëdhënësi i këtij ekipi, Juri Las tha për Radio Kosovën se janë intensifikuar kontaktet me persona të cilët kanë informata relevante për çështjen.
 
Task Forca për hetime speciale e EULEX-it ka intensifikuar procesin e hetimeve rreth akuzave nga raporti i senatorit Dik Marti. Zëdhënësi i këtij ekipi, Juri Lass tha për Radio Kosovën se janë intensifikuar kontaktet me persona të cilët kanë informata relevante për çështjen.

Ekipi që është i ngarkuar për hetimet rreth akuzave që dalin nga raporti në Këshillin e Evropës të senatorit Dik Marti, për siç pretendohet, trafikim me organe njerëzore nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, nuk komenton shumë për ecurinë e hetimeve.

Juri Lass, zëdhënësi i ekipit të John Clint Uillaimson, prokurorit amerikan të përzgjedhur nga Bashkimi Evropian për të hetuar këto akuza i tha Radio Kosovës se tashmë ekipi ka intensifikuar hetimet.

“Task Forca për Hetime Speciale, momentalisht, është në fazë të sigurimit dhe analizës së informatave prej një numri të caktuara të institucioneve dhe në të njëjtën kohë është duke vazhduar me hetimet e saja. Kontaktet me persona, të cilat kanë informata relevante për çështjen janë intensifikuar” ka thënë Lass, për Radio Kosovën, përmes postës elektronike.

Zyrtari nga Brukseli, Juri Lass nuk ka dhënë detaje të tjera, por ka thënë se ky ekip ka marrë mbështetjen e duhur të niveleve më të larta politike nga Prishtina, Tirana dhe Beogradi.

Ndërkohë, burime të Radio Kosovës brenda misionit të BE-së në Kosovë, EULEX, thanë për Radio Kosovën se vetë shefja e diplomacisë së BE-së Kethrin Eshton është interesuar ditët e fundit për ecurinë e këtij procesi dhe kohën që mund t’i duhet Task Forcës për finalizimin e tyre. Zëdhënësi Lass nuk ka pranuar të komentojë rreth kësaj.

Gjatë kësaj jave, Beogradi zyrtar ka dalur me informacione se ekziston një dëshmitar, i cili ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në, siç thuhet, procesin e trafikut me organe njerëzore.

Mirëpo, drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, e quajti rrëfimin jobindës, duke thënë se ai u ngjan filmave horror.

John Clint Williamson është emëruar vitin e kaluar në krye të ekipit special të EULEX-it për të hetuar akuzat e ish senatorit Dik Marti për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë. Ky ekip u formua në shtator 2011 dhe përbëhet vetëm nga personeli ndërkombëtar.

Ekipi punon nën autoritetin EULEX-it, por në mënyrë që të përforcojë edhe më tej pavarësinë në veprim dhe konfidencialitetin e procesit, ky ekip pjesërisht është vendosur në Bruksel.


/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)