13 Maj 2024

Integrimi në NATO është objektiv dhe dëshirë e Kosovës

Pristhinë, 10 qershor - Në 14 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s, kundër forcave ushtarake të Serbisë, sot ministri i FSK-së Agim Çeku, para profesorëve dhe studentëve të Fakultetit Filozofik, “Hasan Prishtina” të Universitetit të Prishtinës, mbajti një ligjëratë, me temën: “NATO në Kosovë-Kosova në NATO”, organizuar nga dekanati i Fakultetit Filozofik.

Interesimi i studentëve dhe profesorëve të Fakultetit Filozofik, për të dëgjuar ligjëratën e ministrit Agim Çekut, ishte shumë i madh, sa në amfiteatrin e këtij Fakulteti, nuk pati vende se ku të uleshin studentët. Fillimisht rektori i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, përshëndeti ministrin Agim Çeku dhe falënderoi për mbajtjen e kësaj ligjërate, me interes të veçantë për studentët e këtij fakulteti, në përvjetorin e 14 të intervenimit të NATO-s, në Kosovë.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, tha se “Është rast i mirë që edhe një herë të falënderojmë NATO-në, për gjithë mbështetjen që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës.  Integrimi në NATO është objektiv dhe dëshirë e Kosovës. NATO, për ne, është më shumë se sa një Aleancë Ushtarako-Politike, ajo është simbol i lirisë, pavarësisë, sigurisë dhe mbrojtjes tonë”.

Ndërsa, për sukseset e NATO-s, ministri Çeku, tha se; “Ishte lufta e parë e fituar nga 19 shtete të aleancës, dhe gati asnjëra pre tyre nuk ka pasur interesa të drejtpërdrejta të vetin, në Kosovë. Ishte një luftë e bazuar mbi parimin se respektimi i të drejtave të njeriut është më i rëndësishëm sesa respektimi i integritetit dhe sovranitetit të shtetit Serb. Ministri i FSK-së, Agim Çeku foli edhe për mësimet e nxjerra nga kjo fushatë ajrore, “edhe pse nuk duhet të jetë model për krizat e mundshme në të ardhmen”.

“Të gjithë e dinin se Millosheviqi, kishte vendosur ta zgjidhte problemin “një herë e përgjithmonë” me luftë të ndryshonte balancën etnike në Kosovë dhe të shkatërronte UÇK-në. Këtë e dëshmoi edhe fushata ushtarake që ndërmori Serbia, siç ishte Operacioni “PATKOI”. UÇK-ja u bë pjesë e zgjidhjes vetëm në fund të vitit 1998 pasi që ajo u ringjall dhe me ardhjen e misionit verifikues bashkësia ndërkombëtare e kishte situatën më të qartë në terren. Fushata filloi me NATO-n në krye të operacionit me ndihmën e SHBA-ve.

Me sulmet ajrore nuk synohej shkatërrimi i potencialit ushtarak të Millosheviqit, por dobësimi i vullnetit të tij, për t’i rezistuar presionit të bashkësisë ndërkombëtare. Ministri Çeku, pastaj u ndal te Fazat e operacionit të NATO-s, që kishin për qëllim, fillimisht: Shkatërrim e sistemit kundërajror dhe komandës dhe kontrollit, dhe komunikimit (aeroportet, radarët, bazat raketore, mjetet e komunikimit, postat, komandat, kazermat), shkatërrimi i shtyllave të pushtetit (RTV, Zastava, Rafineritë e naftës, Komiteti Qendror), Izolimi i forcave dhe kufizimit të lëvizjes, manovrave–urat, rrugët, hekurudhat etj, Shkatërrimi i forcave tokësore – caqe të lëvizshme dhe statike dhe ndërhyrja e forcave tokësore.  Një tjetër faktor i dobësimit të Millosheviqit, ishte humbja e përkrahjes së Rusisë, e që ishte një ndër faktorët që çoi Serbinë drejt kapitullimit.

Ndërsa mundësia që NATO të intervenoj edhe me forca tokësore paraqiste një rrezik të madh për forcat Serbe. Forcat e NATO-s vetëm se ishin të zbarkuara në Maqedoni dhe Shqipëri për të zhvilluar misionin paqeruajtës në Kosovë, pas përfundimit të luftës. Plani i NATO-s për invazion tokësor ishte i koduar me emrin B-. “Kosova në NATO-NATO në Kosovë”, ministri i veçojë: 4 çështje të rëndësishme, siç, janë:

Pse Kosova aspiron të anëtarësohet në NATO, Pse Kosova ende nuk është në NATO, Çka duhet të bëj Kosova për tu bërë anëtare e NATO-së, Cila është rruga që duhet ta ndjekim. Ministri në këtë problem.

“Procesi kërkon reforma që modernizojnë forcat dhe shoqërinë-NATO,  rritja e investimeve-dhe rritje ekonomike deri në 20%, shteti fiton në relevantë-pjesë e barabartë e vendimmarrjes për procese me rëndësi, Anëtaret e NATO-së anëtare të shumë organizatave dhe institucioneve botërore, Duke kontribuar në Siguri Shteti fiton Miq, Respekt, Kurajo, Krenari. Ministri Çeku, u ndal edhe në temën;  Pse nuk jemi në NATO?. 

Për të shtuar, se NATO, deri më tani ka vetëm raporte operacionale me Kosovën, Neutral ndaj Statusit janë 4 vende, të cilat ende nuk na kanë njohur, Kosova ende nuk ka kapacitete Ushtarake për të kontribuar në NATO, Kosova nuk paraqet urgjencë se nuk ka alternativë tjetër, Nuk është anëtare e OSBE-së, Rrethanat e brendshme politike në Kosovë, Perceptimi për Kosovën, ku ai foli gjerësisht për këto tema. Në fund ministri i FSK-së, Agim Çeku foli edhe për Objektivat strategjike të politikave të reja të partneritetit të NATO-s, si dhe profesionalizimin e FSK-së, dhe të ardhmen e saj. Studentët e këtij fakulteti i bënë shumë pyetje, edhe për të ardhmen e FSK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)