23 Dhjetor 2024

Integrimi i grave në polici mbetet i ulët

Prishtinë, 9 dhjetor - Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese Antena në Kosovë së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive".

Konferenca mbështetet nga Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese i financuar dhe promovuar nga Ministria e Jashtme Italiane dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Italisë.
 
E organizuar në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, konferenca synon të trajtojë me akterë relevant të fushës rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në sektorin e sigurisë në përgjithësi, me fokus të veçantë pjesëmarrjen e tyre në pozitat vendimmarrëse.

Programi i Kosovës për Barazi Gjinore (2020-2024) i miratuar nga Qeveria e Kosovës në Maj 2020 e ka vendosur barazinë gjinore në qendër të proceseve transformuese në Kosovë, ku trajtimi i avancimit të pjesëmarrjes së grave në pozitat vendimmarrëse brenda sektorit të sigurisë konsiderohet si një objektiv i rëndësishëm.  

Gjithsesi pjesëmarrja e grave në sektorin e sigurisë është ende e lidhur me paragjykimet gjinore.

Të dhënat tregojnë se integrimi i grave në polici mbetet i ulët dhe pjesëmarrja e tyre në pozitat më të larta vendimmarrëse është ende larg objektivave të synuara.

Gjendja e njëjtë është edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Prandaj, mbetet thelbësore, nevoja për të trajtuar çështjet se ku qëndrojnë gratë sot në sektorin e sigurisë dhe çfarë duhet bërë për të vënë në zbatim nismat vendore dhe praktikat ndërkombëtare për të siguruar një nivel më të lartë të përfaqësimit të tyre.
 
Në kuadër të konferencës do të prezantohet një punim diskutues i cili synon të ofrojë informacione të përgjithshme mbi pozitën e grave brenda sektorit të sigurisë, duke synuar të adresojë sfidat dhe mundësitë për të nxitur pjesëmarrje më të madhe të grave në institucionet e sigurisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)