Instruktorët e FSK-së u certifikuan nga Fakulteti i Edukimit
Prishtinë, 15 maj - Në ambientet e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës(UP), në një ceremoni të veçantë u krye certifikimi i 25 instruktorëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS), të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK).
Në aktivitetin e ndarjes së certifikatave si rezultat i përfundimit trajnimit tre mujor me tematikë; Qasja didaktike në punën me të rritur, morën pjesë: Komandanti i Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), gjeneral brigade Enver Cikaqi, rektori i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, Ramadan Zejnullahu, dekani i Fakultetit të Edukimit, Ethem Çeku, nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Drita Kadriu, profesor dhe studentë të Fakultetit të Edukimit si dhe oficerë dhe nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast, gjeneral Enver Cikaqi në emër të KDS-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës e falënderoj rektorin Zejnullahu, dekanët Ethem Çeku dhe Zeqir Veselaj si dhe tërë stafin akademik të Fakultetit të Edukimit për punën e pakursyer në të mirë të përfundimit me sukses të trajnimit tre mujor për instruktorët e FSK-së. Më tej gjeneral Cikaqi tha se ky trajnim do të shërbej që instruktorët e FSK-së të kenë mundësi që metodat e reja didaktike ti aplikojnë gjatë trajnimeve dhe punës me pjesëtarët e FSK-së.
Komandanti i KDS-së në fund të fjalës së tij tha gjithashtu se bashkëpunimi në mes Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së dhe Fakultetit të Edukimit të UP-së është i një rëndësie të veçantë dhe se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Nga ana e tij Rektori i Universitetit të Prishtinës ,, Hasan Prishtina, Prof, Dr. Ramadan Zejnullahu u shpreh se ndjehet tejet i lumtur që Universiteti i Prishtinës ka ofruar këtë program për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe u zotua se institucioni që ai drejton është i hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Gjithashtu, në ceremoninë e certifikimit të instruktorëve foli edhe dekani i Fakultetit të Edukimit, Ethem Çeku i cili tha se Fakulteti i Edukimit dhe Ai personalisht e kanë për nderë që gjatë kësaj periudhe sa ka zgjatur trajnimi, por edhe në raste tjera, të punojnë ngushtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Dekani Çeku tha gjithashtu se fakulteti që ai drejton është i gatshëm të bashkëpunojë edhe në të ardhmen.
Në fund të ceremonisë, rektori Zejnullahu dhe dekani Çeku ndanë certifikatat për 25 pjesëtarët e FSK-së të cilët punojnë si instruktorë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, e të cilët për tre muaj ndoqën këtë trajnim.
Pastaj, gjeneral Enver Cikaqi në emër të KDS-së dhe FSK-së, për realizuesit e këtij projekti, nga një mirënjohje në shenjë respekti për kontributin e pedagogëve gjatë gjithë kursit.
Trajnimi ,,Qasja didaktike në punë me të rritur ka zgjat tre muaj dhe gjatë kësaj kohe janë trajtuar temat si:,, Modalitetet e vlerësimit në teori dhe në praktikë, Aspektet psikologjike të vlerësimit, ,,Strategji bashkëkohore të mësimdhënies, etj.
Të 25 instruktorët e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, me këtë trajnim kanë përfituar njohuri të reja për punën e tyre të përditshme për realizimin me sukses të kurseve dhe trajnimeve në Forcën e Sigurisë së Kosovës.