23 Janar 2025

Instituti Gjyqësor do të vazhdoj mbështetjen për Prokurorinë

Prishtinë, 29 prill - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim drejtorin e Institutit Gjyqësor të Kosovës, Lavdim Krasniqi.

Lumezi dhe Krasniqi, kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Prokurorit të Shtetit dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Kryeprokurori Lumezi, ka falënderuar Krasniqin për mbështetjen që ka dhënë deri më tani Instituti Gjyqësor i Kosovës, i cili drejtohet nga ai, për prokurorët e shtetit, si dhe ka kërkuar që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe më tutje. Po ashtu, gjatë këtij takimi është biseduar për procesin e trajnimeve të prokurorëve të ri dhe prokurorëve në përgjithësi.

Ndërkaq, Krasniqi ka premtuar se Instituti Gjyqësor i Kosovës, do të vazhdoj mbështetjen për sistemin prokurorial, me qëllim që ky sistem të jetë sa më efikas në punën që e bën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)