05 Maj 2024

Institucionet duhet të jenë në gjendje gatishmërie

Prishtinë, 16 shkurt - Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, shqyrtoi gjendjen aktuale të emergjencës në vend.

Anëtarët e komisionit duke folur për situatën e fundit në vend, shprehën shqetësimin e tyre për ngjarjen në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit, me ç‘rast humbën jetën 10 persona si pasojë e ortekut të borës. Ata theksuan se kjo fatkeqësi ka goditur vendin.

Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit vlerësuan lartë angazhimin e
pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, KFOR-it, si dhe kontributin që dhanë qytetarët e vendit, ndërsa shtuan se falë angazhimit të tyre, vogëlushja Amsera Reka ka shpëtuar e gjallë.

Kryetari i Komisionit Ahmet Isufi, tha se institucionet e vendit duhet të bëjnë përgatitjet e duhura që në rastin e fatkeqësive natyrore të ketë dëme me të vogla, në mënyrë që mos të ketë pasoja në njerëz.

Anëtarët e komisionit kanë kritikuar edhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës, meqë siç theksuan ata ky këshill është mbledhur me vonesë.

U tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare mban përgjegjësi të lartë për vendin, andaj në rast të fatkeqësive KSK-ja ka obligim që të mblidhet urgjentisht dhe të jap këshilla për mbajtjen e gjendjes nën kontroll. 

Kryetari i Komisionit Ahmet Isufi tha se aktualisht meqë jemi në gjendje tjetër të ndryshimit të klimës, për shkak të dendësisë së madhe të borës ka mundësi të ketë vërshime, andaj kërkoi nga institucionet e sigurisë së vendit që të jenë në gjendje gatishmërie  për situata emergjente në mënyrë që mos të ndodh ndonjë tragjedi në vend.

Në rastet e tilla institucionet duhet të jenë më të përgatitura dhe më efikase në raste emergjencash dhe të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh edhe rishikimin e dokumenteve dhe ligjeve, ndërkaq kërkuan nga institucionet përgjegjëse të cilat që janë të thirrura që të bëjnë reagimin,  të pajisen me mjete dhe makineri adekuate, në mënyrë që të jenë sa më efikase dhe të mos paraqiten vështirësi apo pengesa.

Më tej u shqyrtua edhe vendimi i Presidentes lidhur me kthimin e Ligjit për Policinë, për rishqyrtim. Presidentja e Kosovës ka adresuar kërkesë në Kuvendin e Kosovës, Kryesisë së Kuvendit dhe komisionit parlamentar për siguri që në elemente të caktuara të vazhdojë të ndryshojë disa amendamente, të cilat konsiderohen se nuk janë në përputhje me zhvillimin ose funksionimin e Policisë së Kosovës.

Kjo, u prit me disa kritika të anëtarëve të komisionit, të cilët theksuan se kjo ka të bëjë me formulime politike.

Raporti me rekomandime të Komisionit duhet të përfundojë brenda dy jave, ndërkaq u caktua grupi i punës për shqyrtim të mëtejmë.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)