04 Qershor 2023

Inspektorët komunal lirojnë hapësirat publike në qytetin e Mitrovicës

Mitrovicë, 17 janar - Drejtoria e Inspekcionit, me asistim të Policisë së Stacionit Jugor në Mitrovicë, që nga orët e hershme të mëngjesit kanë realizuar aksionin për lirimin e të gjitha hapësirave publike në qytet, duke mos lejuar shitësit e ndryshëm, që produktet dhe mallrat e tyre t’i ekspozojnë në trotuare dhe hapësira tjera publike të parapara për shfrytëzim nga ana e qytetarëve.

Për lirimin e këtyre hapësirave ka pasur kërkesa të shumta nga qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengim të lëvizjes së lirë, derisa inspektorët komunal nga aksioni i sotëm kanë bërë të ditur se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të Policisë apo shqiptim të ndëshkimeve mandatore.

Lidhur me aksionin e sotëm, drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, ka paralajmëruar se aksione të tilla do të ketë në vazhdimësi, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve.

Vlen të potencohet se aksioni është zhvilluar në gjithë zonën urbane të qytetit dhe është mbikëqyr nga gjithsej katër ekipe të inspektorëve, në mënyrë që lajmërimi i datës 06.01.2022 për subjektet afariste të zbatohet në përpikëri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 qershor 2023 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të debatohet për situatën në veri të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra për karrierë dhe alumni e Universitetit të Prizrenit organizon Panairin e Punës dhe Karrierës. (Galeria Shopping Mall, ora 10:00)

 - Organizohet përurimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj. (Fshati Carrabreg, pranë Ambulantes  ora 10:30)

- Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit, organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut. (Qendra e Kulturës "Imri Curri" në Han të Elezit, ora 11:00)

- Organizata Plus Kult organizon promovimin e krijimtarisë letrare të poetit Ahmet Pllana, në shenjë të 50 Vjetorit të krijimtarisë. (Salla e Plus Kult në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në sallën e Asamblesë Komunale organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar atdhetarit, Adem Ukëhaxhaj. (Asamblea Komunale e Pejës, ora 14:00)

- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon promovimin e antologjisë poetike "Girl of Monday",  e cila vjen në tri gjuhë: shqip, holandisht dhe anglisht. (Objekti i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ora 18:00)