Inspektorati Policor shënon përvjetorin e 12-të
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj, përfaqësues të ICITAP-it amerikan, OSBE-së, EULEX-it, agjencive mbikëqyrëse policore nga Shqipëria, Maqedonia etj.
Inspektorati Policor funksionon bazuar në Ligjin Nr. 03/L-231 i cili ka hyrë në fuqi më 1 Dhjetor 2010.
Misioni i Inspektoratit Policor të Kosovës është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.