Inspektorati Policor shënon përvjetorin e 10-të
Prishtinë, 11 korrik - Sot në ndërtesën e IPK-së në Hajvali, Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e shënimit të përvjetorit të dhjetë të IPK-së.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si Ministri i Punëve të Brendshme z. Skënder Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni, përfaqësues të ICITAP-it, OSBE-së, DCAF-it, etj.
Pas përfundimit të ceremonisë Inspektorati Policor i Kosovës ka organizuar një koktej rasti për gjithë pjesëmarrësit.