Inspektorati Policor shënon 16 vjetorin e themelimit
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të institucioneve që ndërlidhen me fushën e sigurisë, gjyqësisë, prokurorisë si dhe të ftuar të tjerë.
Pas përfundimit të ceremonisë Inspektorati Policor i Kosovës ka organizuar një koktej rasti për gjithë pjesëmarrësit.
IPK u themeluar në vitin 2006 si një mekanizëm i pavarur i mbikëqyrjes së Policisë me dy funksione kryesore: inspektimi i mënyrës së kryerjes së detyrave nga ana e Policisë në një varg të definuar të funksioneve menaxhuese, në lidhje me saktësinë, efektshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi dhe hetimin e të gjitha ankesave për sjellje të policëve, pa dallim grade.