Inspektorati Policor ka arrestuar dy zyrtarë policorë
Arrestimit i kanë paraprirë disa veprime hetimore pas të cilave me vendim të Prokurorit kompetent të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë me dyshimin se kanë kryer veprën penale Lirimi i kundërligjshëm i personit te privuar nga liria nga neni 407 i KPRK-së.
IPK si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore ka rekomanduar Policisë së Kosovës vazhdimin e suspendimit edhe për 30 ditë për dy zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast.