Inspektorati Policor i bashkëngjitet “Javës Kundër Korrupsionit 2018”
Prishtinë, 10 dhjetor - Inspektorati Policor i Kosovës pritet të marrë pjesë në disa aktivitete në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, e cila organizohet prej 9-14 dhjetor 2018.
Një ndër aktivitetet i cili do të organizohet me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë do të jetë ligjërata nga z.Terry Hake për zyrtarët e IPK-së.
Misioni i Inspektoratit Policor të Kosovës është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një polici të përgjegjshme, demokratike dhe transparente, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.
Bazuar në këtë mision ligjor, IPK ju bën ftesë të gjithë qytetarëve të vendit që të raportojnë në “Linjën e kaltër” pa pagesë në 080003333 si dhe përmes emailit [email protected] , rastet e dyshimta të kundërligjshme dhe rastet e korrupsionit.
Inspektorati Policor i Kosovës edhe njëherë garanton qytetarët e vendit lidhur e trajtimin profesional, objektiv dhe me konfidencialitet të plotë të informacioneve duke siguruar besueshmërinë e informatave dhe kallëzuesve të tyre.
Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdoj edhe në të ardhmen të ndërmarrin aktivitete për fuqizimin e integritetit policor dhe ngritjen e vazhdueshme të nivelit të besueshmërisë që qytetarët e vendit e kanë në Policinë e Kosovës.