Inspektorati Policor dhe KFOR dakordohen për përmirësimin e bashkëpunimit
Prishtinë, 10 janar - Sot në selinë qendrore të KFOR-it u zhvillua një takim mes Kryeshefes Ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës znj. Miradije Kelmendi dhe komandantit të KFOR-it në Kosovë Gjeneral-major Michele Risi.
Bashkëbiseduesit, pasi shkëmbyen informacione për nivelin e sigurisë në Kosovë dhe të arriturat e Institucioneve të sigurisë, ata ranë dakord për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për të vendosur kushtet për t'u takuar në të ardhmen.